Vdiq një grua, u godit nga vetura në rrugën Prishtinë-Ferizaj

Sot rreth orës 08:00 në rrugën Prishtinë-Ferizaj ka ndodhur një aksident rrugor në mes dy automjeteve dhe dy këmbësoreve, ku si pasojë njëra nga të lënduarat ka humbur jetën në QKUK.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila ka thënë se menjëherë pas aksidentit këmbësoret janë dërguar në për trajtim të nevojshëm mjekësor, në QKUK, ku rreth orës 12:00 e lënduara F.C, 46 vjeçare ka ndërruar jetë.

Lidhur me këtë rast është arrestuar një person, ndërsa hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin./21Media