Vdiq Nazmi Mikullovci, kryetar i bordit të AKP-së

Ka vdekur sot, Nazmi Mikullovci, kryetari i bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP).

Lajmi u dha nga familjarët e tij por edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.

“Sot u nda nga të gjithë ne Nazmi Mikullovci. Emri i tij mbetet i lidhur përjetësisht me Kosovën, ekonominë dhe industrinë e saj. Nazmi Mikullovci është përfaqësuesi i një gjenerate të jashtëzakonshme profesionistësh që projektuan dhe realizuan në masë të gjerë vetëqëndrueshmërinë ekonomike të Kosovës” – shkroi Kurti në Facebook.

Kurti shprehi ngushëllime për famijen Mikullovci ndërsa tha se atë e kishte bashkëpunëtorë më shumë se një dekadë.
“Kushdo e njeh atë si Drejtorin e Trepçës në vitet e shkëlqyera të industrializimit të vendit. Ndërsa shumë nga ne si orientuesin e përpiktë se si të optimalizohen mundësitë vendore në industri dhe ekonomi. Nazmi Mikullovci është mentori i dijes mbi Kosovën dhe ekonominë e saj” – tha ai.