Vdiç kryetari i komunitetit Bektashian të Kosovës

Ka vdekur, kryetari i Komunitetit Bektashian të Republikës së Kosovës, Baba Mumin Lama.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi për media nga ky komunitet.
“Myrshydi ynë njihej gjithandej për qetësinë që reflektonte, për urtësinë e bujarinë e madhe. Tregonte respektin për çdo qenie njerëzore, ngritej me konsideratë si për fëmijët ashtu për të moshuarit. Nuk dallonte njerëzit në elemente që diferencojnë, por këto i konsideronte pasuri të esencës së qenies njeri – duke shprehur dashuri për secilin, si veçoria kryesore e klerikut të shtegut të Hynqar Haxhi Bektash Veliut. Ne, bektashinjtë e Kosovës dhe të gjithë dashamirët e anëtarët bektashianë gjithandej, do të ngushëllohemi me faktin se kjo është ndarje e përkohshme. E ngushëllojmë veten me kujtimet e bukura që Baba Mumini na i la. Qofshim të denjë për t’i ndjekur mësimet e Baba Muminit. Baba Mumini qoftë drita jonë që na udhëzon në shtegun e pastër të Ehli Bejtit”, thuhet në njoftimin e komunitetit Bektashian, në të cilin gjithashtu thuhet se së shpejti do të njoftojnë edhe për ceremoninë e varrimit. RTK