Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Vdesin tre të infektuar me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se tre persona të infektuar me COVID-19 kanë vdekur sot në Kosovë.

Vdekjet kanë ndodhur: një rast në Spitalin e Përgjithshëm-Pejë,  një në Spitalin e Përgjithshëm- Prizren dhe një në Spitalin e Përgjithshëm-Gjakovë.

Numri total i vdekjeve nga COVID-19 është 666.

Instituti  ka njoftuar se 205 raste kanë rezultuar pozitive me coronavirus pas testimit të  943  mostrave të dyshimta.