Flamuri i Australisë, Foto: Pixabay

Vdesin katër persona pas përplasjes së dy helikopterëve në Australi

Katër persona kanë vdekur pas një përplasjeje mes dy helikopterëve në ajër, pranë Seaworld në Bregun e Artë të Australisë.

Policia e Queensland thotë se hetimet fillestare sugjerojnë se përplasja ka ndodhur teksa një helikopter po ngrihej dhe tjetri po zbriste.

Personat që kanë vdekur po udhëtonin me të njëjtin helikopter. Ndërsa tre pasagjerët e tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Gary Worrell nga Shërbimi Policor i Queensland u tha gazetarëve se katër vdekjet dhe tre lëndimet e rënda kanë ndodhur në të njëjtin helikopter.

“Është një skenë e vështirë. “Për shkak të zonës që ndodhet, në bregun e rërës, ishte e vështirë për të fituar akses, për të çuar shërbimet tona të urgjencës në vendngjarje për ta menaxhuar atë siç duhet.”/BBC