Ilustrim

Vdesin dy persona në Maqedoni të Veriut nga Covid-19

Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe tha se dy persona kanë vdekur në Klinikën e Sëmundjeve Infektive mbrëmë për shkak të coronavirusit.

“Për fat të keq, ne kemi dy të vdekur në Klinikën Infektive, një në moshën 90 vjeçare dhe tjetri 31 vjeç, gjendja klinike e të cilit ishte e rëndë, dje u vendos në një respirator, por ndërroi jetë këtë mëngjes. Dua të shpreh ngushëllimet e mia për familjet”, tha Filipçe.

Maqedonia e Veriut ka shënuar 257 persona me coronavirus, kurse gjatë 24 orëve janë shënuar 16 raste të reja./21Media