Vdesin dy pacientë me COVID-19 nga komuna e Skenderajt

Komuna e Skenderajt ka shënuar dy raste të para të vdekjes nga COVID-19.

Kryetari i kësaj komune, Bekim Jashari ka njoftuar se kanë vdekur dy persona.

Viktima e parë ishte nga fshati Rezallë, kurse rasti i dytë, veteran i UÇK-së dhe mirëmbajtës në shkollën fillore të mesme të ulët “Azem Bejta” në Prekaz.

Jashari u ka shprehur ngushëllime familjes Aruqi e Rushiti.

Katër persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me virusin COVID-19.

Drejtori i IKSPK, Naser Ramadani përmes një konference për media ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit katër qytetarë kanë humbur betejën me COVID-19 ndërsa 119 janë infektuar.

Gjithashtu Ramadani ka bërë të ditur shifrat e përgjithshme të të prekurve: Të infektuar 5237 persona, të Shëruar: 2462 ndërsa të vdekur 112.

KALLXO.com raportoi sot se spitali i Ferizajt i ka regjistruar edhe dy vdekja nga coronavirusi i ri.

Katër të vdekur me COVID-19 në 24 orët e fundit