Vdesin 2 vëllezër nga Prilluzha e Vushtrrisë

Dy vëllezër kanë vdekur sot në fshatin Prilluzhë të Vushtrrisë.

Viktimat janë rreth moshës 60-vjeçare.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Shkaqet e vdekjes nuk janë bërë të ditura zyrtarisht, pasi janë në pritje të raportit të autopsisë.

“Rasti ka ndodhur rreth orës 12:00. Raportohet që dy personat kanë vdekur brenda një termini të shkurtë kohor, njëri pas tjetrit. Njëri është gjetur pa shenja jetë në shtëpi, kurse tjetri në spital. Rasti po cilësohet si “vdekje e dyshimtë” dhe trupat janë dërguar për obduksion”, ka thënë Zahiti.

Ndërkaq, burime të KALLXO.com bëjnë të ditur se personat janë të nacionalitetit serb dhe se ka dyshime se vdekja ka ardhur pas përdorimit të alkoolit.