COVID-19 Rezultatet

COVID-19 Ilustrim - Naser Fejza

Vdesin 17 persona brenda 24 orëve që ishin të prekur me COVID-19

17 persona kanë vdekur në Kosovë brenda 24 orëve të fundit e të cilit ishin të infektuar me COVID-19.

Kështu ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës. Gjatë kësaj kohe, janë shënuar 599 raste të reja të infektimeve, ndërsa janë shëruar 868 pacientë.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.576 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 599 raste pozitive”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (77, 66, 51 vjeç), Ferizaj 2 raste (79, 63 vjeç), Gjilan 2 raste (81, 70 vjeç), Kamenicë 2 raste (69, 67 vjeç), Klinë 2 raste (81, 68 vjeç), Mitrovicë 2 raste (80, 73 vjeç), Gjakovë 1 rast (78 vjeç), Obiliq 1 rast (58 vjeç), Podujevë 1 rast (63 vjeç), Viti 1 rast (72 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 100 mijë e 135 raste nga 490 mijë e 546 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2 mijë e 39 raste të vdekjes.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 85 mijë e 196 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12 mijë e 900.