Foto: Enver Hoxhaj/Facebook

Vdes xhaxhai i Kadri Veselit

Sot ka vdekur Smajl Veseli, babai i heroit Sabit Veseli, i cili është edhe xhaxhai i Kadri Veselit.

Këtë e ka konfirmuar i pari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj.

“Me pikëllim mora lajmin e dhimbshëm për vdekjen e Smajl Veselit nga Broboniqi i Mitrovicës. Ai ishte babai i heroit të kombit Sabit Veseli dhe xhaxhai i Kadri Veselit”, ka shkruar  Hoxhaj në Facebook.

Hoxhaj ka thënë se Smajl Veseli ishte burrë trim e atdhetar, i cili i edukoi fëmijët e tij me frymën e atdhedashurisë e vetëmohimit.

“Shtëpia e familjes Veseli ishte simbol i rezistencës në luftën dhe përpjekjet për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj ka shprehur ngushëllime familjes Veseli.