Vdes viktima në një fshat të Podujevës pas rrokullisjes me traktor

Një person ka vdekur gjatë ditës së djeshme në fshatin Potok të Podujevës.

Sipas njoftimit të bërë nga ana e policisë, dje rreth orës 11:00 është raportuar se viktima derisa po lëvizte në mal me traktor është rrokullisur dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Viktima e këtij rasti ka arritur pa shenja jete në emergjencë, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe me urdhër të prokurorit trupi i viktimës është dërguar për obdukson.

Rasti nga ana e policisë po hetohet si vdekje e dyshimtë.