
Vdes veterani i UÇK-së, Shpejtim Hazrolli
21.7.2020 - 10:34
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Vesel Krasniqi ka njoftuar për vdekjen e ish-komandantit të UÇK-së, Shpejtim Hazrolli.
“I trishtë lajmi për vdekjen e parakohshme të bashkëluftëtarit, bashkëvendësit dhe shokut tonë, Shpejtim Hazrolli. Komandant Shpejtimi rrjedhë nga një familje atëdhetare, ishte Komandant i UÇK-së, u shqua me trimërinë e tij dhe veprimtarin e tij për çështjen kombëtare”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Ministri Krasniqi ka vlerësuar lartë veprën e Hazrollit, duke i shprehur ngushëllime familjes.
“I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Hazrolli, bashkëluftëtareve, miqve dhe gjithë atyre që e kanë njohur Shpejtimin. Lavdi jetës dhe veprës suaj Komandant”, ka shkruar ai.