Vdes Shashivar Hoti, gjyqtari i Gjykatës Themelore të Prishtinës

Ka vdekur Gjyqtari i Gjykatës Themelore të Prishtinës, Shashivar Hoti.

Rastin e ka konfirmuar kryetarja e kësaj Gjykate, Afërdita Bytyqi.

“Gjyqtari ka qenë në pushim vjetor ndërsa djali i tij më njoftoi se i është përkeqësuar gjendja dhe ka vdekur”, tha për KALLXO.com, kryetarja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Afërdita Bytyqi.

“Nuk është testuar për COVID-19 dhe s’ka pas simptoma të COVID-19 deri kur ka vdekur”, tha tutje Bytyqi për KALLXO.com

Sot gjatë ditës, KALLXO.com raportoi edhe për vdekjen e prokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Ismet Ukshini.

Vdes prokurori, ishte i prekur me COVID-19