Vdes qytetari i aksidentuar ditë më parë në Istog

Një person i aksidentuar ditë më parë në Istog, ka vdekur ditën e djeshme në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Aksidenti, që rezultoi fatal, sipas Policisë së Kosovës, ka ndodhur më 23 korrik të këtij viti, në fshatin Dubravë të Istogut, përderisa viktima, edhe pas trajtimit disa ditor, nuk ka arritur t’u shpëtoj plagëve të shkaktuara.

Sipas Raportit të Policisë, me vendim të Prokurorit trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.