Vdes punëtori i RTK-së, Burim Mirena

Sindakata e punëtorëve të RTK-së ka njoftuar për vdekjen e kolegut Burim Mirena, i cili sipas tyre ishte i dalluar në njësinë e titrimit dhe IT-së.

“Sindikata e pavarur e RTK-së, më pikëllim e dhimbje të thellë ka marrë lajmin për ikjen e parakohshme nga jeta të kolegut tonë Burim Mirena. Burimi përveç që ishte një profesionist i dalluar në njësinë e titrimit dhe TI-së, ai ishte edhe një shok i dashur për stafin e RTK-së, gjë që e bën shumë më të madhe dhimbjen për ndarjen e tij nga ne,” janë shprehur në njoftimin e sindikatës.

Tutje Sindikata u shpreh ngushëllime familjarëve dhe kolegëve për humbjen e kolegut Mirena.