Vdes pulmologu Ramë Morina

Specialisti i pulmologjisë, Ramë Morina, ka vdekur dje.

Morina ka shërbyer në shëndetësinë primare në Rahovec pastaj në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, deri sa u pensionua.

Lajmin për vdekjen e tij e bëri të ditur Oda e Mjekëve të Kosovës.

OMK u ka shprehur ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.