Vdes Princi Filip i Anglisë

Ka vdekur Princi Philip, Duka i Edinburgut në moshën 99 vjeçare.

Njoftimin për vdekjen e tij e kanë dhënë nga familja mbretërore.

“Me pikëllim të thellë Madhështia e saj Mbretëresha ka njoftuar vdekjen e burrit të saj të dashur, Lartmadhërisë së Tij Mbretërore Princit Philip, Dukës së Edinburgut. Lartësia e Tij Mbretërore ndërroi jetë paqësisht këtë mëngjes në Kalanë e Windsor”, thuhet në njoftimin e familjes mbretërore angelze.