Vdes polici i Kosovës që u aksidentua me traktor 5 ditë më parë

Në orët e pasditës ka vdekur pjesëtari i Policisë së Kosovës, Adil Arifi, i cili ishte aksidentuar ditë më parë me traktor në fshatin Rimanishtë të Prishtinës.

Vdekjen e pjesëtarit të saj e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Nga QKUK jemi njoftuar se sot rreth orës 18:00 ka vdekur pjesëtari i Policisë, i cili më 20 gusht ishte vetaksidentuar në Rimanishtë“, ka thënë për KALLXO.com zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Rreth vdekjes së policit të Kosovës, Adil Arifit, ka reaguar edhe kryeministri në largim, Ramush Haradinaj.

“Me keqardhje mora lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të Adil Arifit, pjesëtarit të Policisë, i cili më përkushtim punoi për një Kosovë të sigurtë. Ngushëllime familjes Arifi, miqve dhe kolegëve të të ndjerit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

KALLXO.com raportoi për aksidentin ku mbeti i lënduar zyrtari policor tashmë i ndjerë.

Aksidentohet me traktor në një fshat të Prishtinës

www.kallxo.com