
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Vdes personi që u aksidentua para dy ditësh në Graçanicë
Policia e Kosovës ka njoftuar se si pasojë e lëndimeve të marra në aksidentin e trafikut që ka ndodhur para dy ditëve në Graçanicë, ka vdekur njëri nga tre personat e përfshirë.
Në njoftimin e Policisë është thënë se vdekja e viktimës ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 09:40.
“Viktima i cili ka qenë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si pasojë e lëndimeve të marra në aksident trafiku ka vdekur”, është thënë në njoftim.
Tutje është treguar se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Më 29 qershor, Policia kishte njoftuar se aksidenti i trafikut kishte ndodhur në mes dy automjeteve.
Përpos lëndimit të dy ngasësve, lëndime kishte pësuar edhe një pasagjere.
Për tre personat ishte njoftuar se kishin marr tretman mjekësor.