Vdes personi që u aksidentua para disa ditëve në Prizren

Një person i cili është vetaksidentuar në Prizren më 28 korrik, ka vdekur sot pasi nuk ka arritur t’i mbijetojë lëndimeve të marra.

Këtë e ka konfirmuar për Kallxo.com, zëdhënësi i Policisë së rajonit të Prizrenit, Vesel Gashi.

“Sot ka ndërruar jetë personi i cili është vetaksidentuar në Prizren më 28 korrik”, ka thënë Gashi për Kallxo.com

Viktima kishte pësuar aksident më 28 korrik në dalje të Prizrenit pasi kishte goditur mbrojtëset dhe hyrjen e një kompanie në Prizren.

Atë ditë Policia e kishte konfirmuar se vozitësi i veturës kishte pësuar lëndime të rënda dhe ishte duke u trajtuar në QKUK.