Vdes personi i plagosur ditë më parë në Gradicë të Drenasit

Sot rreth orës 16:00 ka vdekur B. M, babai i 15-vjeçarit të vrarë ditë më parë në fshatin Gradicë të komunës së Drenasit.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar drejtori i Klinikës Intensive, Shaqir Uka.

“Fatkeqësisht nuk ka mujtë me i përballu plagët që ka marrë nga arma e zjarrit dhe ka ndërruar jetë sot në orët e pasdites, rreth orës 16:00. Ka qenë i shtrirë në Klinikën Intensives”, ka deklaruar ai.

Dy javë më parë, në pyllin e fshatit Gradicë të Drenasit, rreth orës 20:30 ndodhi vrasja e një djali 15-vjeçar, ndësa ishte plagosur babai i tij.

Dorasi dyshohet të jetë një fqinj i viktimave.

Flasin familjarët e të miturit i cili u vra mbrëmë në Gradicë të Drenasit

www.kallxo.com