Vdes personi i parë nga coronavirusi në Shqipëri

 Është shënuar viktima e parë nga coronavirusi në Shqipëri, raporton TopChannel.

Ajo është e moshuara që rezultoi rasti i parë  i infektuar në qytetin e Durrësit.

Ditën e sotme 73-vjeçarja ka shfaqur probleme të rënda shëndetësore dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Kujtojmë se deri më tani në Shqipëri janë rreth 7 persona të infektuar.

Ndërsa në Kosovë nuk ka ende asnjë rast të konfirmuar të prekur nga coronavirusi.

Sipas të dhënave, aktualisht janë 120,570 të prekur me Coronavirus, 4,365 kanë vdekur nga virusi dhe 66,894 janë shëruar.