Foto: Ilustrim

Vdes personi i cili u vetaksidentua ditë më parë në Prizren

Një vetaksident ishte raportuar të ketë ndodhur më 1 shtator të këtij viti në rrugën “Rrustë Kabashi” në Prizren.

Si pasojë e aksidentit, kishte pësuar lëndime vet vozitësi i cili ishte pranuar tretman mjekësor.

Në raportin e sotëm 24 orësh të Policisë, bëhet e ditur se shoferi ka vdekur.

Sipas vëllait të tij, viktima gjersa ishte duke marrë tretman mjekësorë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka vdekur.