Shiriti i Policisë, FOTO-Ilustrim

Vdes personi i cili u aksidentua para tri ditëve në Zabel të Ulët

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person i cili ishte aksidentuar para tri ditëve ka vdekur.

Sipas policisë, aksidenti kishte ndodhur rreth orës 07:10, në fshatin Zabel i Ulët në Prishtinë.

Viktima i cili ishte aksidentuar, ishte në trajtim mjekësor në intensiv, ndërsa i njëjti ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra.

Me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në Institut e Mjekësisë Ligjore për obduksion.