Vdes personi i cili ra nga lartësia duke kryer punë fushe në Romajë të Hasit

Personi i cili ka rënë nga lartësia dy metërshe në fshatin Romajë të Prizrenit, mbrëmë ka vdekur pas plagëve të marra.

Sipas raportit të policisë, trupi i pajetë i viktimës u është dërguar familjarëve për ceremoni mortore.

I ndjeri kishte rënë nga dy metra lartësi pasi kishte qenë duke kryer punë fushe.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke kryer disa punë fushe ishte rrëzuar nga një lartësi rreth 2 metra dhe kishte pësuar lëndime trupore. Viktima fillimisht ndihmën e parë mjekësore e kishte marrë në emergjencën e Prizrenit pastaj për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore është dërguar në QKUK. Në vendi e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhej në raportin e Policisë të datës 11 maj.