Vdes pasi goditi murin me veturë

Një person ka mbetur i vdekur pasi është vetaksidentuar në fshatin Hodonoc të Kamenicës.

Sipas raportit të policisë, i dyshuari mashkull kosovar, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rruge duke u përplasur në një mur.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00.