Vdes pacientja me COVID-19 nga Istogu
13.4.2020 - 14:08
Ka vdekur sot gruaja e cila mbrëmë u identifikua me sëmundjen COVID-19 nga fshati Lluga e Istogut.
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova.
“Po, ka vdekur. Informatën e mora nga policia që zonja ka vdek, të tjera informata momentalisht nuk kam”, tha Rugova.
Gruaja 39 vjeçare nga Istogu ishte operuar në QKUK pa e ditur mjekët se ajo ishte e prekur me COVID-19.
KALLXO.com raportoi sot gjatë ditës se e njëjta kishte qëndruar në spitalin regjional të Pejës për tri ditë rresht ndërsa kohëve të fundit kishte vizituar edhe disa prej familjarëve të saj në Skenderaj.
COVID-19: Numër rekord i rasteve pozitive, vetëm sot 79 raste
www.kallxo.com