Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Vdes oficeri i FSK-së

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se eprori i saj, majori Agron Spahiu, ka vdekur pas një sëmundjeje të rëndë.

“Ceremonia e varrimit do të mbahet sot me datë 05.09.2021  nga ora 17:00 në Fshatin Runik, Komuna Skënderaj, sipas rekomandimeve të IKSHPK-së”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Sipas FSK-së, Spahiu gjithashtu ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Brigada 111 “Adem Jashari” Zona e Drenicës. Më pas ai ka shërbyer në Trupat Mbrojtëse të Kosovës dhe që nga formimi i FSK-së ka kryer detyra dhe pozita të larta udhëheqëse në njësi të ndryshme të FSK-së.

Njoftimi i plotë i FSK-së:

Njoftojmë të gjithë pjesëtarët e FSK-së dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, se pas një sëmundje të rendë ka ndërruar jetë oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës,  Major Agron Spahiu

Homazhet do të mbahen nga ora 1600 në Runikë.

Cermonia e varrimit do të mbahet sot me datë 05.09.2021  nga ora 1700 në Fshatin Runik, Komuna Skënderaj, sipas rekomandimeve të IKSHPK-së.

Agron  Rexhep Spahiu  ka lindur më fshatin  Kostërc . Ka qenë pjesëtar i UÇK-së Brigada 111 ,,Adem Jashari “  Zona Operative e Drenicës, pas transformimit ka shërbyer në Trupat e Mbrojtëse të Kosovës  në Gardën e Kosovës dhe që nga themelimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka kryer detyra dhe pozita të larta udhëheqëse në Njësi të ndryshme të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Agroni pas vetës la bashkëshorten dhe dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë.