Policja e Kosovës vdes nga Coronavirusi

Ka shkuar në tre numri i të vdekurve i zyrtarëve policorë nga virusi COVID-19.

Së fundmi, vdiq një zyrtare policore e rajonit të Ferizajt.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i forcave të rendit, Baki Kelani.

“Deri më tani janë tre zyrtarë policorë që kanë vdekur dhe të cilët kanë qenë të prekur edhe me COVID-19”, ka thënë shkurt Kelani.

Deri më tani në Kosovë kanë vdekur 341 persona nga COVID-19 ndërsa deri më tani janë mbi 10 mijë të infektuar.