Vdes një vajzë rreth të 20-ve, dyshohet të ketë rënë nga një ndërtesë në Prishtinë

Një vajzë rreth të 20-ve ka vdekur në Prishtinë, dhe sipas Policisë e njëjta dyshohet se ka rënë nga një ndërtesë.

“Sot me datë 20.04.2020, rreth orës 17:46, Policia ka pranuar një informatë se në Rr. Xheladin Hana në Prishtinë një person (f) rreth të 20-tave dyshohet të ketë rënë nga një ndërtesë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha për KALLXO.com.

Hoxha ka shtuar se viktima është dërguar në QKUK dhe sipas mjekëve nuk u ka mbijetuar plagëve.

“Policia ka dalë në lokacion dhe janë duke ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme për te sqaruar dhe hetuar rrethanat e këtij rasti dhe për detajet do të njoftoheni pas raportimeve tjera”, ka thënë Hoxha.