Vdes një vajzë në Skenderaj, nëna thotë se ishte në terapi

Një grua nga Skenderaj ka raportuar në Policinë e Kosovës se vajza e saj e cila ka qenë në terapi të caktuar nga mjeku, i është keqësuar gjendja.

Tutje, në raportin policor bëhet e ditur se nga ekipi mjekësor i emergjencës viktima është dërguar për trajtim, ku nga mjeku kujdestar është konfirmuar vdekja e viktimës.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 19:15.