Foto: Facebook/KFOR

Vdes një ushtar në Prishtinë, KFOR-i jep detaje

Një pjesëtar ushtarak i KFOR-it ka vdekur të premten në Prishtinë.

Sipas njoftimit të misionit që drejtohet nga NATO, vdekja e tij nuk ndërlidhet me luftën.

“Me zemër të rëndë njoftojmë se dje në Prishtinë ka vdekur një pjesëtar ushtarak i misionit të KFOR-it të drejtuar nga NATO. Vdekja nuk ishte e lidhur me luftën”, thuhet në njoftim.

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajari ka shprehur ngushëllime ndërsa ka thënë se misioni i do të vazhdoi.

“Në emër të të gjithë ushtarëve të KFOR-it shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta. Zemra ime është për familjet dhe miqtë e ushtarit dhe për të gjithë kontingjentin e Maqedonisë së Veriut të dislokuar në Kosovë”, vijon njoftimi.

“Ne jemi këtu për të mbështetur miqtë e tij. Bashkëluftëtarët e tij, marinarët dhe avionët vazhdojnë misionin e tyre të guximshëm të mandatuar nga OKB-ja”, thuhet në fund të njoftimit.