Qendra e Azilit, Lipjan. 01 Prill 2015. Photo:Atdhe Mulla.

Vdes një shtetas i huaj 26 vjeçar në Qendrën e Azilit në Magurë

Një shtetas i huaj, 26 vjeçar, ka vdekur sot në Qendrën e Azilit në Magurë.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi emergjent.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, vdekja është duke u konsideruar si e dyshimtë.

“Aktualisht policia me kujdes të shtuar ka nisur një hetimin për rastin, si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rrethanave të rastit.​”, thuhet në njoftim.