Foto ilustrim - KALLXO.com

Vdes një punëtor, rrëzohet nga kati i tretë në Prizren

Një punëtor ka vdekur si pasojë e lëndimeve që ka marrë pasi u rrëzua nga kati i tretë i një objekti në të cilin po punonte.

Policia e Kosovës ka njoftuar se tashmë rasti është iniciuar si rrezikim i sigurisë në vendin e punës me pasojë vdekje.

Ngjarja u regjistrua në Prizren ndërsa vdekjen e viktimës e ka konstatuar edhe ekipi mjekësor i emergjencës.

Lidhur me rastin është njoftuar Inspektorati i Punësi dhe prokurori .

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.