Vdes një punëtor në Prishtinë, dyshohet se ra nga lartësia

Një punëtor ka vdekur si pasojë e lëndimeve pasi dyshohet se ka rënë nga lartësia sot në Prishtinë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Sipas saj rasti ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Gollakut”.

“Viktima, nuk ka arrite të përballojë plagët dhe i njëjti në QKUK, ka ndërruar jetë”, ka njoftuar Ahmeti.

Tutje ka thënë se rasti po hetohet nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoratin e Punës.

Rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekje”.