Vdes një punëtor në Klinë, bie nga kati i tretë i objektit

Një punëtor ka vdekur në Grabanicë të Klinës pasi ka rënë nga kati i tretë i objektit ku ishte duke punuar.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai ka thënë se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 10:23.

“Në vendin e ngjarjes ka dalë policia dhe ekipi i emergjencës, ku edhe është konstatuar vdekja e punëtorit”, ka thënë Gashi.

Policia është duke e hetuar këtë rast.