Foto: Ilustrim

Vdes një punëtor në fabrikën e çimentos në Han të Elezit

Një punëtor ka vdekur gjatë ditës së djeshme në vendin e tij të punës në një fabrikë të çimentos në Han të Elezit.

Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur dje rreth orës 10:45, ku viktima derisa ishe duke punuar në fabrikë, aksidentalisht ka rënë nga një lartësi, ku si pasojë ka humbur jetën.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar edhe mjeku kujdestar, ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Vdes një punëtor i kompanisë ‘Sharrcem’, bie nga 40 metra lartësi

.