Vdes një punëtor, dyshohet se ra në kontakt me rrymën

Një 34 vjeçar ka vdekur në Spitalin e Prizrenit pasi dyshohet se pati kontakt me energjinë elektrike.

Me datën 12.10.2024, rreth orës 10:00 Policia është informuar se një person, 34 vjeç, nga Seniku i Malishevës, kishte kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal në Prizren, pasi dyshohet se gjatë kohës që ishte duke punuar në ndërtimtari  në fshatin Piranë, Prizren kishte rënë në kontak me energjinë elektrike.

Në lidhje me rastin janë njoftuar njësia e hetimeve dhe forenzikës të cilët kane dalë në vendin e ngjarjes, gjithashtu në vendngjarje kanë dal edhe inspektori punës dhe ekspert nga  KEDS-s.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prizrenit.

Me urdhër të prokurorit është inicuar rast.

Më vonë , më 13.10.2024 në ora 04:00 nga Spitali Rajonale i Prizrenit, policia është informuar se viktima e lartcekur ka vdekur.

“Patrulla policore dhe hetusit kujdestar janë  konsultuar me prokurorin  i cili ka dhënë urdhër  që trupi I pa jetë dërgohet për egzminim në Institutin e Mjekësis Ligjore në Prishtinë” – ka njoftuar Bytyqi më 13.10.2024.

Rasti mbetet nën hetime në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Prizren.