Ilustrim

Vdes një punëtor 27-vjeçar në fshatin Kramovik të Rahovecit, e zuri zhavorri

Një 27 vjeçar nga fshati Kramovik i Rahovecit ka vdekur pasi e ka zënë zhavorri.

Zëdhënsi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj për KALLXO.com bëri të ditue se, sipas personelit mjekësor në vend ngjarje, viktima ka qenë me shenja jete dhe është dërguar në Spitalin e Gjakovës, por më vonë ka vdekur.

Viktima kishte qenë duke punuar në momentin tragjik.

“Sot me datë 03.06.2022 rreth orës 18:15 është pranuar informacion se në një seperacion në fsh. Kramovik-Rahovec një punëtor i moshës 27 vjeçar e ka zënë zhavori. Sipas personelit mjeksorë në vend-ngjarje, viktima ka qenë me shenja jeta dhe i njejti me autoambulancë është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjakovës. Më vonë, nga Spitali në Gjakovë është konfirmuar se viktima në fjalë ka nďërruar jetë”, ka thënë Elezaj.

Tutje, sipas Elezajt, në vend-ngjarje kanë dalur njësitet relevante policore si dhe Prokurori i Shtetit, kurse lidhur me rastin në fjalë është duke u vazhduar me hetime.