foto: Ilustrim

Vdes një person pasi u vetaksidentua me traktor

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në fshatin Vërrnicë të Mitrovicës së Jugut.

Një person ka vdekur pasi është vetaksidentuar me traktor, njofton policia e Kosovës.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 15:40.

Policia ka njoftuar se personi derisa ishte duke drejtuar traktorin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës duke u rrokullisur, dhe për pasojë ka pësuar lëndime vdekjeprurëse.

“Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin policor.