Vdes një person nga COVID-19 në spitalin e Gjilanit

Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me COVID-19 pozitiv.

Pacienti ka vdekur në Spitalin e Përgjithshëm, në Gjilan. Me këtë, numri i të vdekurve nga COVID-19 ka arritur në 657 raste.

Ndërkaq, gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar edhe 130 raste pozitive dhe 71 pacientë janë shëruar.

Coronavirusi apo COVID-19 është sëmundje ngjitëse e cila transferohet te tjetri përmes spërklave të cilat përhapen në ajër përmes të folurit, kollitjes apo teshtitjes.

Ky virus nisi të përhapet në fund të vitit të kaluar.Bartja e maskave, mbajtja e distancës sociale prej së paku 1.5 metra dhe higjiena personale janë mënyra më e mirë për mbrojtje nga infeksioni COVID-19