Vdes një person nga aksidenti që ndodhi te rrethrrotullimi në Lakrishtë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në QKUK ka vdekur njëri nga të aksidentuarit, në aksidentin që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës, te rreth-rrotullimi në lagjen Lakrishtë të Prishtinës.

Sipas Policisë, viktima ka qenë pasagjer në veturë, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar edhe drejtuesi i veturës, si dhe një pasagjere tjetër.

Po ashtu, Policia ka thënë se shkaqet e aksidentit dyshohet se nga pakujdesia, drejtuesi ka humbur kontrollin mbi veturën duke goditur rrethojat mbrojtëse.

Në konsultim me prokurorin, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, kurse rasti vazhdon të hetohet.

Vetura bie nga rrethrrotulimi në Lakrishtë, tre të lënduar – VIDEO