Foto: Ilustrim

Vdes një person nga aksidenti në Stapanicë të Malishevës

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur dje në fshatin Stapanicë të Malishevës.

Një person teksa po voziste automjetin e tij nga pakujdesia godet 4 vetura dhe një kamion.

Siç njofton Policia e Kosovës, si pasojë e aksidentit, vozitësi ka ndërruar jetë ndërsa lëndime të lehta trupor kanë pësuar edhe 9 viktima të cilëve u është ofruar tretman mjekësor në shtëpinë e shëndetit në Kijevë e më pas janë liruar për në shtëpi.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka dalur në vendin e ngjarjes dhe me vendim të tij trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.