
llustrim - Foto: KALLXO.com
Vdes një person nga aksidenti mes një veture dhe motoçikletës
04.8.2019 - 16:00
Një person ka vdekur në rrugën Lezhë – Shënkoll në Shqipëri pasi motoçikleta e tij është goditur nga një veturë.
Policia e Shtetit ka njoftuar se drejtusi i veturës është shoqëruar në Polici.
“Mjeti me drejtues shtetasin E.Ll., banues në Lezhë është përplasur me motoçikleten me drejtues F.T.,banues në Shenkollë, i cili për pasojë ka humbur jetën”, ka njoftuar Policia.
Grupi hetimor është duke sqaruar shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.