Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com

Vdes një person në vendin e punës, nisin hetimet

Policia e Kosovës ka njoftuar se është raportuar se në vendin e tij të punës  është gjetur pa shenja jete.

Rasti ka ndodhur në Gjakovë, më 09.11.2024 rreth orës 08:00.

Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

Rasti po trajtohet si hetim i vdekjes.