Vdes një person në QKUK, pas një incidenti me mjet të mprehtë në Fushë-Kosovë

Një 41-vjeçar ka vdekur në QKUK, pas lëndimeve të rënda që dyshohet se i mori nga një mjet i mprehtë sonte rreth orës 22:00 në Fushë-Kosovë.

Rastin e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 22:00 policia ka marrë informatën për një lëndim të rëndë trupor, në rrugën “Pjetër Budi”, në Fushë Kosovë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore” – tha ajo.

“Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se nga një mjet i mprehtë, lëndime të rënda trupore, ka pësuar një person, A.H, mashkull 41vjeç, i cili është dërguar për tretman mjekësor, në QKUK, nga ku jemi njoftuar se personi i lënduar nuk ka arritë të përballoj plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë.” – ka shtuar tutje Ahmeti.

Aktualisht sipas zëdhënëses së policisë, hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar në ndriçimin, sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.