Ilustrim

Vdes një person në Prishtinë, policia po e heton rastin

Policia e Kosovës ka njoftuar se po hetohet vdekja e një burri në Prishtinë, vdekjen e të cilit e ka raportuar djali i tij.

Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor që kishte dalë në vendin e ngjarjes.

“Me vendim të prokurorit është hapur rasti dhe trupi i pajetë u është liruar familjarëve” – bën të ditur Policia.

Rasti po trajtohet si “hetim i vdekjes”.