Vdes një person në Prishtinë, bie nga ndërtesa

Një grua ka vdekur sonte rreth orës 20:30 në Prishtinë.

Viktima dyshohet se ka rënë nga një ndërtesë në rrugën, ‘Ilaz Kodra’.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Sot rreth 20:30, kemi pranuar informatën se në rrugën “Ilaz Kodra” në Prishtinë, një person ka rënë nga një ndërtesë. Viktimë në këtë rast është një person (femër), vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”- ka thënë Ahmeti për KALLXO.com