Vdes një person në Pejë, dyshohet se u rrëzua nga pema

Policia e Kosovës, ka njoftuar se dje më 19 qershor është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij një burrë.

“Dyshohet se viktima ishte rrëzuar nga një pemë dhe si pasojë e lëndimeve kishte ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftim të policisë.

Sipas policisë, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.