Vdes një person në një aksident trafiku në rrugën Gjakovë - Prizren

Një persona është goditur për vdekje nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe në rrugën që lidh Gjakovën me Prizren.

Lajmi për KALLXO.com është konfirmuar nga Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Gjakovës.

“Rreth orës 17:15 është raportuar një aksident trafiku në fshatin Krushë e Madhe, në rrugën që lidh Gjakovën me Prizrenin. Policia iu ka përgjigjur rastit, ku të përfshirë në aksident kanë qenë një automjet dhe një këmbësor (mashkull i moshës madhore). Këmbësori është dërguar për trajtim mjekësor, nga jemi njoftuar se i njëjti ka ndërruar jetë”- ka thënë Elezaj.

Elezaj ka thënë se shoferi i automjetit, i dyshuar për përfshirje në aksident, është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.